Delawie: Prijësit fetarë dhe familja, rol kryesor në parandalimin e ekstremizmit

Autori:Gazeta Fjala

delawie_7533

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie në konferencën “Angazhimi i Shoqërisë Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” ka theksuar se familja, shoqëria dhe prijësit fetarë janë ata që kanë rolin kryesor në këtë luftë.

Ambasadori Delawie tha se është krenar për partneritetin e fuqishëm në mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, në luftën kundër ekstremizmit.

Ai tha se Ambasada e SHBA-ve në Kosovë i ka përkrahur autoritetet vendore për ta parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

“Sa i përket çështjes së luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, kemi nevoja thelbësore për të zhvilluar mënyra të përshtatshme dhe efektive për ta luftuar terrorizmin. Ambasada amerikane i ka mbështetur fuqimisht institucionet kosovare në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Tani është thelbësore që prijësit fetarë t’i marrin frerët në duar, dhe t’i zbatojnë politikat qeveritare për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm”, tha Delawie.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/delawie-prijesit-fetare-dhe-familja-rol-kryesor-ne-parandalimin-e-ekstremizmit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala