Delawie për Specialen: S’kemi investuar në Kosovë për ta parë duke u shkatërruar

Autori:Gazeta Fjala

15084794697795_ambasador_sad_greg_delavi_u_studiju_rtv_kim___foto_kim__
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka reaguar për të dytën herë ndaj iniciativës së Grupit Parlamentar të PDK-së për mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Tani Delawie thotë se SHBA nuk dëshiron të shohë Kosovën duke u shkatërruar në të ardhmen me  shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, raporton lajmi.net.

“Ne nuk kemi investuar aq shumë në përpjekjen e suksesit të Kosovës për ta parë atë të shkatërrojë të ardhmen duke e shfuqizuar ligjin e Gjykatës Speciale”, shkruan ambasadori amerikan në Twitter.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/delawie-per-specialen-skemi-investuar-ne-kosove-per-ta-pare-duke-u-shkaterruar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala