Delawie: Njerëzit me aktakuzë për korrupsion nuk dua t’i shoh në listat zgjedhore

Autori:Gazeta Fjala

delawie_5820

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka përsëritur thirrjen e tij, që në listat zgjedhore mos të ketë njerëz më aktakuza për korrupsion.

Ai gjatë një vizite që i ka bërë KQZ-së ka thënë se nuk dëshiron të shohë në lista njerëz, ndaj të cilëve ka aktakuza për korrupsion.

Delawie në konferencën e përbashkët për media me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje.

Kryetarja e KQZ-së ka thënë se institucioni që ajo drejton është e përkushtuar që të organizojë një proces të rregullt.

Ajo ka falënderuar ambasadorin amerikan për mbështejen dhe bashkëpunimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/delawie-njerezit-me-aktakuze-per-korrupsion-nuk-dua-ti-shoh-ne-listat-zgjedhore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala