Delawie: Kujdes çfarë emrash fusni në lista zgjedhore

Autori:Gazeta Fjala

delawie_7533

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për RTK thotë se partitë politike, në prag të fushatës zgjedhore duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore.

Delawie thotë se është për të ardhur keq që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi gjatë këtij mandate, por shtoi se me këtë çështje do të merren sërish, pasi demarkacioni do t’i pret, ndërsa shton se ka dëgjuar shumë të pavërteta për vijën e demarkacionit.

Ambasadori gjithashtu thotë se rinia e Kosovës, për shkak të përfitimeve politike, është duke humbur shumë mundësi – duke iu referuar me këtë rast liberalizimit të vizave.

Sipas tij, institucionet duhet të vazhdojnë të punojnë në përmbushjen e kritereve të duhura për këtë synim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/delawie-kujdes-cfare-emrash-fusni-ne-lista-zgjedhore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala