Del në ankand piktura e fundit e Leonardo da Vinci

Autori:Gazeta Fjala

davinci_11507790227

Piktura e fundit e Leonardo da Vinci do të paraqitet në ankand dhe mund të shitet për rreth 100 milionë dollarë.

Kjo pikturë është “Salvator Mundi” dhe është punimi i fundit i artistit që është zbuluar ndonjëherë.

Kjo pikturë është gjetur në vitin 2007 dhe është shfaqur para publikut në vitin 2011 pas përfundimit të restaurimit.

Në ditët e sotme besohet që ekzistojnë 20 piktura të Leonardo da Vinci, ndërsa para “Salvator Mundi” e fundit ishte zbuluar “Benois Madonna” në vitin 1909.

Shtëpia e ankandit Christie në New York, do të vendos pikturën në shitje më 15 nëntor./syri.net/

Image

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/del-ne-ankand-piktura-e-fundit-e-leonardo-da-vinci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala