Deda thotë se nuk ka vdekur ideja e Thaçit për kufijtë

Autori:Gazeta Fjala

ilir dedaa

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve nuk është në tryezë të bisedimeve, por nuk është e vdekur.

“Pozicioni gjerman konfirmon se nuk vjen në konsiderim korrigjimi i kufijve”, ka thënë ai në RTK.

“Por unë mendoj që ende ka lobim të fortë në Perëndim, nga njerëz të paguar, që të ketë korrigjim të kufijve”, është shprehur Deda.

“Tema e korrigjimit të kufijve nuk është në tryezë, por nuk është e vdekur. Kjo temë do të jetë e gjallë derisa zoti Thaçi të jetë aktor në dialog”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/deda-thote-se-nuk-ka-vdekur-ideja-e-thacit-per-kufijte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala