De Biasi: Nuk do ta kemi të lehtë ndaj Izraelit

Autori:Gazeta Fjala

k-euml-to-jan-euml-fitimet-e-de-biasit-n-euml-krye-t-euml-shqip-euml-ris-euml_hd

Izraeli nuk është Spanja, një kundërshtar gjithsesi i vështirë por ndaj të cilit duhet fituar për të arritur objektivin minimal që është vendi i 3 në grupin G. Në përballjen e 12 nëntorit kuqezinjtë vijnë në një formë të shkëlqyer me futbollistët tanë që janë ndër më të mirët tek skuadrat me të cilat  aktivizohen. Në konferencën për shtyp trajneri Giani de Biasi  tregon recetën se si duhet pregatitur ky 90 minutësh përpara publikut që pret fitoren.

“Izraeli është një skuadër e fortë dhe me kualitet. Kush nuk e njeh futbollin dhe mendon se do të fitojmë me lehtësi gabon. Ata kanë një ekip të mirë, lojtarë që luajnë tek Hapoel Bir Sheva që fitoi ndaj Interit në Milano. Ne do të tentojmë fitoren. Sigurisht që respekti dnaj kundërshtarit është një element kyc për të pregatitur sfidën. Nëse shkon me sigurinë se do ta mposhtësh atëhere e gjen veten të mundur, njësoj si Davidi ndaj Goliasit.”

Sigurisht më pas vëmendja është vendosur tek lista, lojtarët e grumbulluar por edhe të rinjtë premtues që mund të jenë pjesë e skuadrës në të ardhmen.

“Që kur kam ardhur këtu objektivi ynë ishte të sillnim futbollsitë të rinj nga jashtë. Arritja në europian tregon se kemi bërë një punë të mirë në të gjitha aspektet. Pastaj gjithcka është cështje zgjedhjeje, ngjyra e kuqe apo blu. Për mua është e rëndësishme grupi dhe jo individët. Ajo që më sheqtëson nuk është fryma në skuadër por ambienti, që mendon se jemi më të mirët. Duhet të jemi bashkë edhe në vështirësi dhe të mos lejojmë që euforia të na dëmtojë”, ka thënë De Biasi, shkruan SuperSport.al.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/de-biasi-nuk-do-ta-kemi-te-lehte-ndaj-izraelit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala