Daut Haradinaj i tregon Vetëvendosjes se nuk ka shanse në Deçan

Autori:Gazeta Fjala

daut daut

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka publikuar disa fotografi nga fshati Prilep i Deçanit ku shihet një numër i madh i simpatizantëve të AAK-së për këtë komunë, me këtë rast Haradinaj ka vlerësuar se partitë e tjera vetëm mund të ëndërrojnë balotazhin. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të VV-së, Dardan Molliqaj i cili mendon se Deçani do të shkojë në balotazh.

Tutje, Haradinaj ka shkruar:

Ata që po ëndërrojnë që Deçani shkon në balotazh , munden lehtësisht me i pa pamjet vetëm të këtij fshati. Prilepi i luftës dhe paqes që ka në krye të listës Dr. Haki Shehun dhe Fikriun për asamble , tregon për përkrahjen e madhe që e ka Bashkimi. Prilepi nuk kishte vend për të gjithë ata njerëz.

Por, ndryshe mendon Molliqaj ai thotë se deçanasit këtë herë do t’i votojnë subjektet e tjera politike.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Fatmirësisht, deçanasit kësaj here do të votojnë përtej subjekteve partiake. Zekë Sinanaj po e merr mbështetjen e simpatizuesve të të gjitha partive në Deçan. Kjo po e shqetëson shumë Dautin dhe AAK-në. Shihemi në balotazh

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/daut-haradinaj-i-tregon-vetevendosjes-se-nuk-ka-shanse-ne-decan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala