Dallaveret në tender e lënë pa inventar Kryeministrin

Autori:Gazeta Fjala

kryeministri

Kryeministri Ramush Haradinaj mund të mbetet pa inventar. Kjo ngase Zyra e Kryeministrit sipas Organit Shqyrtues të Prokurimit nuk i ka respektuar në tërësi dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik, shkruan Infokusi.

“Eksperti profesional i prokurimit në konstatimet e cekura në ekspertizë mendon që AK-ZKM për aktivitetin e prokurimit “Furnizim me Inventar” me nr  prokurimi 104/17/045/121 nuk i ka respektuar në tërësi dispozitat e LPP-së”

Kështu thuhet në njoftimin  e publikuar në faqen e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Në këtë njoftim thuhet se OSHP-ja i propozon panelit shqyrtues që ta anuloj njoftimin për dhënie të kontratës dhe ky aktivitet i prokurimit të kthehet në Rivlerësim. OSHP-ja i propozon panelit shqyrtues që ankesa e kompanisë të aprovohet si e bazuar.

“Gjithashtu eksperti profesional rekomandon AK-në që gjatë rivlerësimit të zbatohen në tërësi dispozitat e LPP-së”, thuhet më tej në njoftimin e OSHP-së./INFOKUSI/.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dallaveret-ne-tender-e-lene-pa-inventar-kryeministrin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala