Dallaveret me tenderë e lënë Rektoratin pa kamera

Autori:Gazeta Fjala

rektorati-flamuri-640x300

Rektorati i Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, nuk ka mundur të instaloj kamerat vëzhguese, siç kishte planifikuar. Tërë kjo përshkak të shkeljeve që Agjencia Kundër Korrupsionit ka gjetur në këtë institucion.

Kriteret e kërkuara në tender, nuk shihet të jenë respektuar nga përzgjedhja e operatorit shkruan Sovrani.Info.

Të paktën kështu bëhet e ditur në opinionin që AKK i adreson rektoratit.

‘’… është kërkuar që ofertuesi duhet të prezantoj 3 kontrata të përfunduara për vitet (2014,15,16), ndërsa tek dëshmia e kërkuar dokumentare pika 2 është kërkuar që ofertuesi duhet të prezantoj listën e kontratave së bashku  me 3 referenca  për punë të ngjashme për furnizim, instalim dhe mirëmbajtje të sistemeve të kamerave në institucionet publike  të realizuara në tri vitet e fundit për furnizime të ngjashme, kërkesë kjo për të cilën Agjencia konsideron se është  diskriminuese dhe kufizon konkurrencën e lirë në mes operatorëve ekonomik’’, thuhet në vendimin e AntiKorrupsionit

AntiKorrupsioni ka gjetur edhe disa shkelje tjera në këtë tender. Derisa ka rekomanduar që të evitohen. Sovrani.Info ka kontaktuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të UP-së Esat Kelmendi për të kuptuar nëse kanë filluar të merren rekomandimet lidhur me rastin mirëpo ai ka deklaruar se nuk është në dijeni.

‘’Nuk jam në dijeni. Mundeni me kontaktu me zyrën për prokurim’’, është shprehur Kelmendi.

aaaaaaaaaaa

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dallaveret-me-tendere-e-lene-rektoratin-pa-kamera/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala