Dallaveret e Komunës së Gjilanit me tender

Autori:Zekirja Shabani

00_12_1368341793576441012

Gjykata e tenderëve ka gjetur se Komuna e Gjilanit kundërligjshëm kishte përzgjedhur kompaninë “Zuka Comerc”, për ti asfaltuar disa rrugë në këtë komunë.

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik i Kosovës ka anuluar vendimin e Komunës së Gjilanit për dhënie të kontratës të datës 22.12.2014 lidhur me aktivitetin e prokurimit për tenderin Asfaltimi i rrugëve në lagjen nr.VIII “Motrat .Qiriazi” dhe “Hasan Tasini”, kanalizimi në rrugën “Riza Poliqka” L=158m, Malësia 2L=161m” me nr. të prokurimit GI65114067/521 dhe lënda kthehet në ri-vleresim.

“Obligohet autoriteti kontraktues që në afat prej 10 ditësh pas pranimit të këtij vendimi të njoftoj panelin shqyrtues me të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Mos respektimi i këtij vendimi e detyron panelin shqyrtues që konform dispozitave ligjore të nenit 131 të LPP të Kosovës të ndërmarr masa ndaj autoritetit kontraktues.

OE ankues “EL- Bau” kërkon nga OSHP që të anuloj vendimin e AK për dhënie të kontratës si të kundërligjshëm dhe të obligoj AK-në që këtë aktivitet ta kthej në Ri-vleresim dhe me këtë rast OE ankues të shperblehet me kontratë. Kështu edhe është vendosur nga Paneli shqyrtues, i cili ka aprovuar si të bazuar ankesën dhe pretendimet ankimore të OE “EL- Bau”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dallaveret-e-komunes-se-gjilanit-me-tender/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala