Dalin rezultatet e Maturës Shtetërore, kalojnë vetëm 60.9 përqind

Autori:Gazeta Fjala

matura-1-600x360

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka publikuar sot rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore 2019 (afati i gushtit), sipas të cilave kalueshmëria në këtë afat është 60.9 përqind.

Nga 8.577 maturantë që i janë nënshtruar provimit të Maturës Shetërore në këtë afat, kanë kaluar 5.239.

Në mësimin në gjuhën shqipe, provimit i janë nënshtruar 8.474 maturantë dhe kanë kaluar 5.161, në mësimin në gjuhën boshnjake nga 43 maturantë kanë kaluar 29 prej tyre dhe në mësimin në gjuhën turke kanë kaluar 49 nga 60 sa i janë nënshtruar provimit.

Komisioni Shtetëror i Maturës falënderon edhe një herë të gjithë akterët e përfshirë në Maturën Shtetërore, të cilët janë kujdesur për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm./Gazeta inFokus/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dalin-rezultatet-e-matures-shteterore-kalojne-vetem-60-9-perqind/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala