“Daja Curr” jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së

Autori:Gazeta Fjala

curr-gjocaj-640x330

Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar. Dorëheqjen e Gjocajt e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Posa u njoftova se Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. E falënderoj për punën dhe pres që Bordi Drejtues të marrë vendime të shpejta për plotësimin e menaxhmentit.
Shëndetësia ka nevojë për reforma të thella. Na pret një rrugë e gjatë, por atë tashmë e kemi filluar”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Dorëheqja e Gjocajt vjen pas presionit për skandalin e vdekjeve të dyshimta të tre pacientëve.

Fillimisht ai nuk kishte pranuar të merrte përgjegjësi, duke thënë se “nuk punon në salla të operacionit”.

Poashtu Gjocaj ishte rizgjedhur në këtë pozitë nga Bordi i kaluar, të cilit i kishte skaduar mandati.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/daja-curr-jep-doreheqje-nga-pozita-e-drejtorit-te-shskuk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala