Daçiq: Serbia e gatshme për kompromis, Kosova nuk po i zbaton marrëveshjet

Autori:Gazeta Fjala

auto_dacic-ivica-620x3721426349104

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, se shteti serb është e gatshme për kompromis, por që sipas tij Kosova nuk po i zbaton marrëvshjet e arritura në Burksel, me në theks Asociacionin.

“Unë duhet të them se sot pas pothuajse katër vite e gjysmë nuk ka pasur progres në zbatimin e zotimeve për themelimin e Asociacionit, si një pjesë e rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve. Krijimi i Asociacionit është çështja më e rëndësishme për ne”, tha Daçiq.

Ai shtoi se Serbia është e përkushtuar ta vazhdojë dialogun me Kosovën të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Daçiq u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të tregojnë vullnet dhe angazhim për dialog.

“Deklaratat e Haradinajt se dialogu nuk ka alternativë, dhe se dialogu duhet të kthehet tek njerëzit, janë vetëm politike”, shtoi Ivica Daçiq.

Ndryshe Asociacionin në këtë mbledhje e përmendi edhe përfaqësuesi i UNMIK-ut, Zahir Tanin i cili tha se Asociacioni mbetet hendeku më i madh ndërmjet dy vendeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/daciq-serbia-e-gatshme-per-kompromis-kosova-nuk-po-i-zbaton-marreveshjet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala