Daçiq: Kërkesa e BE-së për bashkim në sanksionet ndaj Rusisë ‘e papranueshme’

Autori:Gazeta Fjala

Ivica-Dacic-interview

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është ankuar se Bashkiimi Evropian po bën trysni “të papranueshme” mbi vendet e Ballkanit për të vendosur sanksionet ndaj Rusisë.

Daçiq tha se “presioni mbi Serbinë që, me gjuhën diplomatike, të harmonizohet poltiika e jashtme e saj me atë të BE-së, për të vendosur sanskione ndaj Rusisë, është absolutisht e papranueshme”.

Një raport i politikës së jashtme të BË-së, i publikuar më heret gjatë javës, thotë se Brukseli “vazhdon që t’i bëjë thirrje Serbisë të harmonizohet në mënyrë progressive me BE-në” në politikën e jashtme.

Edhe pse Serbia ka hapur negociatat për bashkim me BE-në, ajo mbetet aletja më e ngushtë e Rusisë në Ballkan dhe refuzon që t’iu bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë.

Zyrtarët thonë se se Serbia do t’i bashkohet Rusisë në dërgimin e ndihmës humanitare në Siri dhe se ndihma do të dërgohet me aeroplanë nga qendra humanitare ruso-serbe në qytetin jugor të Serbisë, Nish./Rel/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/daciq-kerkesa-e-be-se-per-bashkim-ne-sanksionet-ndaj-rusise-e-papranueshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala