Coutinho kërkon të mos shitet te PSG-ja

Autori:Gazeta Fjala

coutinho-1

Philippe Coutinho ka kërkuar nga Liverpool që të mos e shesin te Paris Saint-Germain, sipas gazetës spanjolle Sport.

“Ai ka kërkuar nga përfaqësuesit e tij që ta injorojnë çdo ofertë që vjen te ta. Njëra nga to është prej PSG-së”, raporton Sport.

“Braziliani nuk do zhurmë, e as palë të tretë, që të bëhet pengesë në negociatat mes Liverpoolit dhe Barcelonës”.

Së fundi u raportua se Barcelona në afatin kalimtar të janarit ka përgatitur një ofertë prej 106 milionë eurosh për brazilianin.

Barcelona kishte dështuar këtë verë që ta transferonte Coutinhon pasi që Liverpool kishte refuzuar ofertat e katalunasve, por ata janë kthyer sërish për t’i kërkuar shërbimet e brazilianit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/coutinho-kerkon-te-mos-shitet-te-psg-ja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala