Conte e pranon se mund të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni

Autori:Gazeta Fjala

contee

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka thënë se gjithçka mund të ndodhë kur është pyetur nëse ai mund të largohet nga klubi në fund të sezonit.

“Gjithçka është e mundur. Kam edhe një vit në kontratë me këtë klub, por në futboll gjithçka është e mundur”, ka thënë Conte, transmeton Express.

Ai ka folur edhe për punën e trajnerit, duke e vlerësuar atë si shumë të vështirë.

“Puna jonë është shumë e vështirë sepse gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, mediat britanike kanë raportuar sot se Chelsea veçse ka nisur kërkimin për ta gjetur zëvendësuesin e Contes, me Massimiliano Allegrin dhe Luis Enriquen si kandidatë të mundshëm.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/conte-e-pranon-se-mund-te-largohet-nga-chelsea-ne-fund-te-ketij-sezoni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala