Coca-Cola largon billbordin nga dërtesa e ish-Slovenia Sportit

Autori:Gazeta Fjala

billbord

Pas reagimeve të banorëve, kompania Coca Cola ka larguar billbordin e saj nga ndërtesa e ish-Slovenia Sportit, me të cilin e kishte mbuluar një mural të vendosur më parë në këtë ndërtesë.

“Si një kompani që promovon vlera pozitive, sistemi Coca-Cola në asnjë moment nuk kishte për qëllim të mbuloj artin mural në ndërtesën e ish-Slovenia Sportit ose të neglizhojë trashëgiminë e qytetit të Prishtinës. Duke pasur parasysh reagimet e banorëve, ne kemi vendosur të heqim billboardin tonë i cili tashmë është larguar”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Përveç kësaj thonë se do të të mbështesin iniciativa të fokusuara në filantropinë artistike të komunitetit.

“Jemi të përkushtuar ndaj zhvillimit të komunitetit lokal dhe ju sigurojmë se planifikojmë të mbështesim shumë iniciativa të fokusuara në filantropinë artistike të komunitetit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/coca-cola-largon-billbordin-nga-dertesa-e-ish-slovenia-sportit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala