Çmimet e importit shënojnë rritje të vogël

Autori:Gazeta Fjala

import-eksport

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë ka shënuar rritje për 0.6 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar krahasuar me tremujorin e tretë të 2017, thuhet në raportin e Indeksit të Çmimeve të Importit për tremujorin e katërt 2017, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Ngritjet më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te produktet minerale 5.3 %, vajrat ushqyese 2.3 %, metalet bazë dhe artikujt prej tyre 1.6%, shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre 0.5%, artikujt e ndryshëm të prodhuar 0.5%, etj.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve: letra dhe artikujt e saj  -7.4 %, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani -1%,  këpucët -0.4%, artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe qelqit -0.3% etj.

Ndërkaq, krahasuar tremujorin e katërt 2017 me të njëjtën periudhë të vitit 2016, çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 2.5%, ku ngritjet më të mëdha u shënuan te  prodhimet bimore 16.1%, metalet bazë dhe artikujt prej tyre 11.7%.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te letra dhe artikujt prej saj -10.8%, lëkura dhe artikujt prej saj -5.3%, artikujt e ndryshëm të prodhuar -2.6%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike -2.5%, këpucët -2.4%, etj. buy prozac Female Cialis cheap

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/cmimet-e-importit-shenojne-rritje-te-vogel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala