Çka është Pareza puerperale tek kafshët?

Autori:Zekirja Shabani

lopet

Është sëmundje metabolike e cila ndodh shpesh rreth 24 orë para pjelljes deri 72 orë pas pjelljes.

Ajo karakterizohet me HIPOCALCEMI dhe HIPOFOSFATEMI, dobësi të përgjithshme muskulare, humbje të ndjeshmërisë së lëkures, parezë të faringut, të gjuhës, stomakut, zorrëve, fshikëzës urinare etj.

Sëmundja vërehet më shumë në lopët e moshës 5-10 vjeçare si dhe në kafshët me prodhimtari të lartë të qumështit.

SHKAQET:

Mekanizmat që shpien në këtë sëmundje mendohet se është rënia e nivelit të kalciumit në gjak dhe lëngjet indore.

Pakësimi i kalciumit si dhe shfaqja e sëmundjes ka të dhëna se ndodh edhe nga çrregullimi i thithjes së kalciumit nga zorrët në kohën e pjelljes.

Paaftësia për të mobilizuar kockat e skeletit është një faktor i cili i dedikohet gjendrrave parteroide dhe cila qojnë në shfaqjen e sëmundjes.

Shkak për shfaqjen e sëmundjes është edhe mjelja e plot e kafshës 48 orë pas pjelljes e gjithë sasisë së qumështit prandaj është mirë kafshët javën e parë të mjeljen shpesh dhe mos të merret e tërë sasia e qumështit sepse me qumësht largohet një sasi e mirë e kalciumit.

SHENJAT KLINIKE:

Faza e parë – është fare e shkurtër dhe shoqërohet me eksitim dhe tetani. Kafsha është në gjendje hiperndjeshmërie dhe ka dridhje muskulare të gjymtyrëve dhe kokës, tek ajo vërehet humbje e oreksit, reagon shpejt ndaj mjedisit rrethues vërehet nxjerrja e gjuhës përjashta dhe kërcitja e dhëmbëve. Më vonë vërehen ngrirje e gjymtyrëve të pasme dhe mos koordinim i lëvizjes.

Faza e dytë – Në këtë formë vërehet dobësim i tonusit muskular kafsha dëshiron të rrijë shtrirë se sa në krah dhe e mbështetur në sterrnum. Temperatura e trupit në këtë stad është nën normale 36-37C. Gjatë aksultimit të zemrës tonet e saj janë të dobëta. Pulsi është i shpejt dhe presioni venoz i gjakut është dobësuar dhe nganjëherë krijon vështirësi në gjetjen e venës jugulare.

Faza e tretë – Në këtë stad pothuaj se është në gjendje kome ajo qëndron shtrirë në pozicion anash gjymtyrët mund t’i ketë të mbledhura dhe në këtë gjendje ajo qëndron më tepër shtrirë dhe me ulje të ndjeshmërisë së kafshës.

Në këtë fazë temperatura ulet deri në 35C pulsi në shumicën e rasteve është i pa kapshëm dhe tonet e zemrës janë shumë të shpejta dhe të dobëta. Kafshët e sëmura në këtë stad të sëmundjes nuk urinojnë si paralizës së sfinkterit të fshikëzës urinare. Kafsha e sëmur që nuk mjekohet shpejt dhe me barrna të rekomanduara mund të ngordh 12-24 ore.

MJEKIMI DHE MASAT PARANDALUSE

– Pareza puerperale me qenë se është një sëmundje e kafshëve me prodhimtari të lartë të qumështit, kafshëve të vjetra atëherë të gjitha masat parandaluese merren me zëvendësimin e mikroelementeve kalcium, fosfor, magnez nëpërmjet ushqimit. Kafshët qysh nga periudha e dytë barsmerise duhet të marrin sasi dhe cilësinë e nevojshme të ushqimit por sidomos në periudhën e tharjes.

Pas pjelljes nuk duhet të lejohet mbajtja e per kohë të gjatë e placentës te kafsha që d.m.th se nëse nuk largohet vet nga kafsha nga 6-12 orë para pjelljes atëherë duhet të intervenohet për largimin e saj sepse placenta te kafsha shkakton humbje të energjisë së kafshës dhe lodhje te saj gjatë shtërzimeve që bën për të larguar placentën. Masë tjetër parandaluese është mënyra e mjeljes së kafshës ku ajo 3-4 ditë pas pjelljes nuk duhet t’i merret sasia komplet e qumështit por milet shpesh dha nga pak (preferohet 4mjelje brenda 24 orëve), për arsye se një sasi e konsiderueshme e kalciumit lirohet nga muskujt dhe gjaku dhe kalon në qumësht.

 

MJEKIMI – Përfshin futjen e këtyre mikroelementeve ne rrugën I/V (në ven) te kafshët, por gjatë futjes I/V gjithmonë duhet të kontrollohet zemra .

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/cka-eshte-pareza-puerperale-tek-kafshet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala