City, Real dhe Barcelona e duan Skrinarin

Autori:Gazeta Fjala

skinari

Manchster City, Real Madrid dhe Barcelona janë duke u interesuar për qendërmbrojtësin e Interit, Milan Skriniari

Mbrojtësi sllovak, Milan Skriniari vetëm gjashtë muaj më parë kaloi nga Sampdoria në Inter për 25 milionë euro, por tashmë ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane.

Sipas La Gazzetta dello Sport. Tre gjigantët evropian, City, Real dhe Barca janë gati që gjatë janarit të luftojnë për Skriniarin.

Por, do ta kenë shumë të vështirë, pasi Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio ka thënë se mbrojtësi sllovak është i pashitshëm.

Skriniari këtë sezon ka luajtur 23 ndeshje për Interin, ku ka shënuar tre gola.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/city-real-dhe-barcelona-e-duan-skrinarin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala