Çitaku për rastin e Brovinës: Mos t’i përdorim heroinat tona për protagonizëm politik, organet t’i shkojnë deri në fund rastit

Autori:Gazeta Fjala

2_July_2-780x439

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka folur për fotografinë e deputetes së PDK-së, Flora Brovina, e cila doli të jetë foto e shkëputur nga një film pornografik në Irak.

Përmes një shkrimi në Facebook, Çitaku ka thënë se ‘asgjë nuk shfajësohet për dhimbjen që ua shkaktuam mijëra viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale 20 vite pas luftës’.

Ambasadorja ka kërkuar nga organet kompetente që të t’i shkojnë deri në fund rastit.

“Jam e tronditur deri në palcë, dhe personalisht ju kërkoj falje, që lejuam që një kauzë kaq të dhimbshme ta degradojmë në këtë mënyrë. Turpi bie mbi ne. Shpresoj që organet e rendit do ta hetojnë këtë rast deri në fund”, ka shkruar Çitaku.

Më tej ajo ka thënë se, nuk duhet të përdoren heroinat për protagonizëm politik.

“Shpresoj që akterët e përfshirë të nxjerrin mësimet nga ngjarjet e djeshme. Mos t’i përdorim heroinat tona për protagonizëm politik. Tendeca të protagonizmit dhe ngritjes së profilit përmes dhimbjes dhe plagëve të të mbijetuarave të dhunës ka pas edhe më herët. Ta ndalim këtë qasje dhe të zotohemi të sjellim drejtësi për të gjithë ata që paguan lartë çmimin e lirisë që gëzojmë sot”, shkruan në fund ambasadorja Çitaku.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/citaku-per-rastin-e-brovines-mos-ti-perdorim-heroinat-tona-per-protagonizem-politik-organet-ti-shkojne-deri-ne-fund-rastit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala