Cili është ekipi dhe lojtarët e preferuar të gardianit të portës së Kosovës, Samir Ujkanit

Autori:Gazeta Fjala

72375918_545918542834520_5001636183814438912_n

Samir Ujkani veç Kosovës është portier edhe i ekipit italian Torinos.

E në një intervistë në Konak të gazetës inFokus, Ujkani tregon se cili është klubi i tij i preferuar, por edhe portieri të cilin e ka idol në fushë.

“Unë ekipin dmth që e kom dashtë gjithmonë është AC Milan për shkak të ngjyrave e shume seneve, portieri i jem në atë kohë kur kam qenë i ri ishte Gianluca Pagliuca, e idol si sulmues ishte Ronaldo i Brazilit si legjendë e futbollit e krejt kohërave”

Me disa prej lojtarëve më të mirë në botë, Ujkani pati fatin edhe të luaj bashkë.

E me ta, Ujkani për gazetën inFokus tregon që ende ka kontakte.

“E kemi fatin që tash në social netëork u ba ma lehte me pas kontakte e mbahen gjithmonë kjo është e bukura e futbollit që mundesh me u nda por shpejt bashkohesh se sillet futbolli, e për atë arsye shembulli i Dybalas, ai është në Juventus e unë në Torino, jemi në të njëjtin qytet ku mundemi me u taku”./Gazeta inFokus/

https://www.facebook.com/gazetainfokuss/videos/620843818444950/?t=0

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/cili-eshte-ekipi-dhe-lojtaret-e-preferuar-te-gardianit-te-portes-se-kosoves-samir-ujkanit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala