Cila është qështja për të cilën nuk pajtohen VV-ja dhe LDK-ja?

Autori:Gazeta Fjala

faton-abdullahu-780x439

Analisti, Faton Abdullahu në një debat ka treguar se cila është qështja për të cilën Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje nuk pajtohen.

Sipas tij këto dy parti nuk pajtohen dhe nuk kanë kordinim në qështjen e dialogut, shkruan gazeta inFokus.

“Çështja e dialogut me Serbinë dhe çështja qysh e shtron VV me serbët nuk kanë pajtueshmëri me sa e di unë. Për këtë nuk kordinim ka një dallim të madh”, ka thënë Abdullahu në Debat Plus.

Sipas tij VV-ja thotë se nuk duhet të nxitohet me dialogun ndërsa LDK-ja thotë se do ta respektojnë kushtetutën.

“Thotë z.Kurti se nuk kemi pse të nxitojmë pra është e shtruar kështu ndërsa amerikanët kanë thënë se duhet të nxitojmë. Ndërsa LDK nuk thotë as që duhet të ngutemi as që të vonojmë. Një qasje e re e kemi nga VV dialog me komunitetin serbe, me ba dialog me serbët e Kosovës dhe do të zgjidhet problemi. VV nuk ka bërë asgjë për të dalur tani para serbëve, por para se të vijnë në pushtet thojnë se do të bëjmë dialog. Ndërsa LDK po thonë se ne do ta respektojmë Kushtetutën”, ka shtuar Abdullahu./Gazeta inFokus/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/cila-eshte-qeshtja-per-te-cilen-nuk-pajtohen-vv-ja-dhe-ldk-ja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala