Cigare fals “Made in Ferizaj” (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

duhan 5

Rreth 6000 kilogram duhan kontrabandë i pa përpunuar është kapur në Ferizaj nga njësitet e doganës pas hetimeve në kuadër të luftimit të ekonomisë jo-formale dhe evazionit fiskal.

“Pas identifikimit të një lokaliteti të dyshuar për përpunimin e duhanit dogana në bashkëpunim me prokurorin kompetente përmes mandatit të gjykatësit kompetent ushtruan bastisje në një shtëpi private në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e doganës.

Gjatë kontrollit të hapësirave në këtë shtëpi u arritën të kapën dhe sekuestrohen sasia prej rreth 6000 kg duhan (ku 5000 kg duhan i pa-përpunuar dhe afër 1000 kg duhan i përpunuar) si dhe një makinë për përpunim te duhanit.

Vlera totale e mallrave është afër 15,000 euro.

Detajet mbi konfiskimet janë dhënë si në vijim:

  1. 4,750 KG duhan i papërpunuar.
  2. 890 KG duhan i përpunuar.
  3. Makina për grirje te duhanit
  4. Kuti Kartoni (Ambalazh) dy paketime 29 kg

duhan 5 duhan duhan 2 duhan 3 duhan 4

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/cigare-fals-made-in-ferizaj-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala