Çfarë simbolizojnë ngjyrat e luleve?

Autori:Zekirja Shabani

flowers market. amsterdam

Kur dhuroni lule, ngjyrat e tyre kanë një kuptim të vërtetë. Për të deklaruar pasionin tuaj, për të shprehur admirimin apo dashurinë tuaj, përdorni ngjyrat dhe simbolet e tyre si më poshtë, transmeton Gazeta Fjala.

E kuqja simbolizon pasionin

Kuptimi: E kuqja është një ngjyrë e theksuar: ajo mund të simbolizojë në mënyrë paradoksale si pasionin ashtu edhe zëmërimin. Në përgjithësi, trëndafilat e kuq dhurohen për të zbuluar zjarrin e ndjenjave.

Për kë? Për një person të cilit dëshironi t’i deklaroni dashurinë tuaj të zjarrtë.

E bardha për të shprehur admirimin

Kuptimi: E bardha është simboli i pastërtisë, pafajësisë, prandaj e bardha tregon admirimin, elegance dhe përsosmërinë.

Për kë? Për një person të cilit dëshironi t’i deklaroni pasionin tuaj ose për nënën tuaj, për shëmbull.

Ngjyra vjollcë tregon delikatesë

Kuptimi: Ngjyra vjollcë është ëmbëlsia, delikatesa, por edhe thellësia e ndjenjave.

Për kë? Për atë që e doni në fshehtësi, për një njeri që e dashuroni dhe për të cilin mendoni shumë.

Ngjyra e verdhë është simbol i lumturisë

Kuptimi: E verdha është e lidhur me suksesin, lumturinë, me të gjitha gjërat e lumtura që mund të ndodhin. Nëse i dhuroni lule të verdha një personi, ju shprehni kënaqësinë që ndjeni në jetën tuaj me të.

Për kë? Për një person që e dashuroni dhe me të cilin (të cilën) ndjeheni shumë i lumtur (e lumtur).

Portokallia simbolizon gëzimin

Kuptimi: Kjo ngjyrë shpreh gëzimin. Është një ngjyrë e qeshur. Nganjëherë ajo ngjyrë kritikohet pa të

drejtë. Portokallia ka një efekt të shkëlqyer në shtëpi.

Për kë? Për dikë me të cilin (të cilën) jeni që prej shumë kohësh, për të kremtuar një dashuri të qëndrueshme, të pashkatërrueshme.

Ngjyra rozë simbolizon ëmbëlsinë

Kuptimi: lulet në ngjyrë rozë janë simboli i ëmbëlsisë dhe dashurisë.

Për kë? Për një shok, për një shoqe ose një të dashur.

Bluja simbolizon ndjenjën

Kuptimi: kjo ngjyrë e bukur, shumë e rrallë për lulet, tregon një ndjenjë pasionante. Por kujdes! Sa më e errët të jetë bluja, aq më i dhimbshëm është kujtimi i shprehur.

Për kë? Për një njeri që e doni shumë.

Jeshilja simbolizon shpresën

Kuptimi: disa njerëz e urrejnë këtë ngjyrë, por ajo është ngjyra e shpresës, e optimizmit. Ajo mund të shprehë një dashuri të ardhshme.

Për kë? Për atë që ju pëlqen, por që ju nuk guxoni t’ia shprehni ndjenjën tuaj./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/cfare-simbolizojne-ngjyrat-e-luleve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala