Çfarë rëndësie kanë vitaminat

Autori:Gazeta Fjala

Vitaminas-de-Frutas-600x358

Ndonëse në sasi të vogla ato janë thelbësore për të gjitha funksionet e organizmit.

Trupi ynë përdor vitaminat çdo ditë gjatë proceseve biokimike normale jetësore. Marrja e vitaminave nga ushqimet, ndihmon në lëshimin e energjisë nga trupi ynë dhe në proceset e rritjes dhe rigjenerimit të indeve.

Fëmijët dhe adoleshentët preferohet që vitaminat ti marrin nëpërmjet ushqimit të freskët.

Studimet kanë treguar se marrja e vitaminave nëpërmjet një suplementi nuk ka të njëjtin efekt sikurse të marra nga ushqimet.

Vetëm në rast të mungesës së oreksit, mosushqyerjes së mjaftueshme dhe infeksioneve të ndryshme mund të jetë e nevojshme marrja e vitaminave nëpërmjet një suplementi.

Disa nga shenjat e mungesës së vitaminave në trup janë mungesa e oreksit, lodhje, vështirësi në konceptimin e mësimit, mungesë përqendrimi, probleme me shikimin, infeksione të përsëritura, plagë të hapura në gojë apo mishrat e dhëmbëve etj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/cfare-rendesie-kane-vitaminat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala