Çfarë po ndodh me rritjen e pagave, shtohen ankesat tek Avokati i Popullit

Autori:Gazeta Fjala

pagat-780x439

Që nga 1 dhjetori ka hyrë në fuqi, mirëpo ankesat e vazhdueshme po e bëjnë të pamundur zbatimin e ligjit për paga.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tregon se ankesat kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e ligjit në kuptimin e ndarjes së pushteteve dhe barazisë para ligjit, nën pretendimin se ligji nuk e ka arritur qëllimin e proklamuar me rastin e miratimit të tij: “Pagë të barabartë për punë të barabartë”.

Sipas tij, deri më tanbi gjithsej janë dërguar 33 ankesa, ndërsa avokati i popullit, ditë më parë është takuar me sindikatën e Arsimit, Shendetësisë dhe Policisë për të shqyrtuar këtë qështje. Këta të fundit kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e dërgimit të ligjit në kushtetuese.

Nëse ndodh kjo, thonë se ka rrezik të kolapsohet shteti./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/cfare-po-ndodh-me-rritjen-e-pagave-shtohen-ankesat-tek-avokati-i-popullit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala