Çështja Sala bëhet skandal edhe më i madh – ky është vendimi i fundit i FIFA-s

Autori:Gazeta Fjala

5c5d6ed1ad20d-1

Po vazhdon saga rreth shumës së pa paguar të transferimit të Emiliano Salas nga Cardiff City te Nantes.

Skuadra franceze e ka fituar rastin në FIFA rreth shitjes së sulmuesit argjentinas, mirëpo anglezët po refuzojnë që ta paguajnë shumën prej 20 milionë euro.

Sala ndërroi jetë në fillim të këtij viti, pasi aeroplani me të cilin po fluturonte nga Nantes për në Cardiff ishte përplasur në brigjet e detit të Britanisë së Madhe.

emiliano-sala-m (1)

Skuadra angleze ka bërë të ditur se ata nuk duan ta paguajnë shumën te klubi nga Ligue 1, pasi lojtari nuk ka bërë asnjë paraqitje për ta.

Në anën tjetër, Nantes ka bërë të ditur se lojtari i kishte kaluar me sukses testet mjekësore te Cardiffi dhe se në Francë kishte shkuar për t’i paketuar valixhet.

FIFA ka paralajmëruar se nëse skuadra angleze nuk e paguan shumën prej 20 milionë eurosh, atëherë do të dënohen me tri afate mos transferim të lojtarëve dhe me një gjobë prej rreth 500 mijë euro.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ceshtja-sala-behet-skandal-edhe-me-i-madh-ky-eshte-vendimi-i-fundit-i-fifa-s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala