Çelaj: Shpend Ahmeti e tradhtoi “Kodrën e Trimave” me planin urbanistik

Autori:Gazeta Fjala

lirak qelaj

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka thënë se Shpendi Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ka marrë sot një vendim shumë të dëmshëm për lagjen “Kodra e Trimave 1”. Ai ka thënë se Ahmeti me këtë e ka tradhtuar këtë lagje me planin urbanistik.

Çelaj ka shkruar se Shpend Ahmeti ka aprovuar një plan urban të pazbatueshëm, ku nuk do të lejohet ndërtimi i lartë, i cili, sipas Çelajt, do të zgjidhte kaosin urban të kësaj lagjeje si dhe gjendjen e rëndë sociale të këtyre banorëve.

Statusi i plotë i Lirak Çelës:

KODRA E TRIMAVE U TRADHETUA EDHE NGA SHPENDI

Sot Shpendi mori nje vendim shume te demshem per lagjen Kodra e Trimave 1 duke aprovuar nje plan urban te pazbatueshem ku nuk do te lejohet ndertimi i larte i cili do te zgjidhte kaosin urban te kesaj lagje si dhe gjendjen e rende sociale te ketyre banoreve. Perkunder kerkeses tone, grupit te PDK kjo u votua dhe Kodra e trimave u tradhetua edhe nga kjo qeverisje komunale ashtu sikur nga ajo para saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/celaj-shpend-ahmeti-e-tradhtoi-kodren-e-trimave-me-planin-urbanistik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala