Çelaj bëhet gati për Prishtinën

Autori:Gazeta Fjala

Çelaj

Lirak Çelaj edhe zyrtarisht ka filluar të përgatitet për garën për kryetar të Prishtinës. Të hënën ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Drejtësisë.

Në një bisedë për Gazetën Fjala, ai thotë se ende nuk është i sigurt nëse do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për të parin e kryeqytetit, por arsyeja kryesore e dorëheqjes thotë se është angazhimi në degë.

“Meqë eshtë vit zgjedhor dhe do të mundoghem të organizojmë degën në Prishtinë të punojmë për përgatitjet për zgjedhje”, thotë Çelaj, duke thënë se ende nuk është përcaktuar zyrtarisht se kush do të jetë kandidati.

“Nuk jemi ne atë fazë si subjekt politik të përcaktojmë kandidatin për kryetar. Ju e keni pa që kryesia e degës e ka parapa që unë të jem kandidat për prishtinën, megjithatë ende janë procedura që duhet respektuar”, ka thënë ai.

Emri i tij është përfolur edhe më parë për t;ia zënë vendin kryetarit aktual, Shpend Ahmeti.

Ndërkaq ai ka ironizuar me kryetarin aktual të Prishtinës duke thënë se Shpendi nuk ka bërë punë për të bërë gabime.

“Shpendi ka ba pak gabime por e ka ba një gabim të madh se s’ka punu”, ka thnë Çelaj.

Shpendi nuk mundi ta shes as veturën e Isa Mustafës

Sipas tij, Ahmeti ka dëshmuar se nuk është i aftë të qeverisë me kryeqytetin dhe të mbaje premtimet e dhëna.

“Ai për tre vite e gjysmë s’ka mujt me shit veturën e Isa Mustafës”,  thotë Çelaj, derisa tregon se nëse merr postin e kryetarit do të zbatoj vendimet në fuqi, shkruan Gazeta Fjala.

“Vetura e Isa Mustafës ose duhet të shitet ose do ti falet ndonjë organizate ku përfitojnë qytetarët nga ajo”.

Këtë ai thotë se nuk ka mundur ta bëj kryetari aktual, i cili sipas Çelajt e ka ulur debatin për kryeqytetin në nivelin më të ulët duke u marrë me qështje sipërfaqësore dhe jo që zgjidhin telashet e qytetarëve.

Si rezultat i kësaj, Çelaj thotë se Prishtina ka mbetur pa zbatim të projekteve të mëdha kapitale duke i tepruar paratë në këtë fushë.

“Dështimi i kryetarit aktual në zhvillimin e projekteve kapitale ka dëshmuar se nuk ka qenë pengesë as ligji për kryeqytetin e asgjë tjetër, por mungesë e aftësive për të udhëhequr me Prishtinën”, ka thnë Çelaj./Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/celaj-behet-gati-per-prishtinen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala