Çeku: S’ka deputet shqiptar që do të votojë kundër Ushtrisë

Autori:Gazeta Fjala

Agim-Ceku-780x439

Vendimi i presidentit Hashim Thaçi për formimin e Ushtrisë së Kosovës, u tha se mund të jetë kriza e radhës në mes koalicionit PDK-LDK, që do të mund ta çonte vendin në zgjedhje të reja.

Këto vlerësime erdhën pasi brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës pati zëra që kundërshtonin mënyrën e zgjedhur nga Thaçi për formimin e Ushtrisë. Por, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë deputeti nga radhët e PDK-së, Agim Çeku.

“Nuk mendoj se mund të ndodhë një gjë e tillë, sepse nuk ka kundërshtim politik e as qytetar për formimin e Ushtrisë”, ka thënë Çeku për Telegrafin.

Ai shpreh bindjen se ditën kur do të sillet për votim në Kuvend projektligji për transformin e FSK-së në Ushtri, atë do ta votojnë të gjithë deputetët shqiptarë në Kuvend.

“Nuk mundem të imagjinoj që ka deputetë shqiptar që nuk e voton Ushtrinë”, u shpreh Çeku.

Ndërkaq, rreth reagimeve nga SHBA-të dhe NATO rreth vendimit të presidentit Thaçi për FSK-në, ai nuk është pesimist.

“Besoj që institucionet tona e kanë parasysh se prioritet për neve është partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare dhe me partnerët ndërkombëtarë. Ndaj, do të kemi mirëkuptim nga ta për këtë punë”, theksoi Çeku.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ceku-ska-deputet-shqiptar-qe-do-te-votoje-kunder-ushtrise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala