Cardi B: U ngacmova seksualisht gjatë një fotosesioni reviste

Autori:Gazeta Fjala

cardi-600x360

Reperja amerikane ka akuzuar një fotograf se ai e ka ngacmuar atë me qëllim që ta detyronte atë të bëj seks

Reperja amerikane, Cardi B ka denoncuar një ngacmim seksual që ajo e ka përjetuar gjatë një fotosesioni për një revistë.

“Shkova në një fotosesion për këtë revistë dhe ishte fotografi, ai përpiqej që të me ofrohej dhe sikur donte të me thoshte, ‘po, mund të jeni në këtë revistë?’. Pastaj ai nxori penisin. U çmenda në atë moment…E dini, ishte çmenduri? I tregova pronarit të revistës dhe ai nuk u shqetësua dhe sikur thoshte, ‘Ani çka që e ka bërë këtë?”, ka thënë ajo në emisionin ku prezantuese është Angie Martinez.

Ajo nuk ka përmendur emrin e fotografit apo revistës, as kohën kur ka ndodhur ky incident. “Kur e pashë lëvizjen #MeToo=këto vajza në atë lëvizje i njihja dhe besoj kanë kaluar në të njëjtin trajtim. Ata bëjnë që ju ta bëni këtë gjë. Ndodh çdo ditë””, ka shtuar Cardi.

“Vë bast se nëse një nga këto gra ngritët dhe tregon, njerëzit do të thonë. ‘Ani çka? Ju jeni femër seksi. Nuk ka rëndësi”, kishte thënë ajo në një intervistë të vitit 2018.

Reperja famën më të madhe e mori në vitin 2017 pasi që u nominua në pesë kategorit të Grammy dhe debutoi në vendin e parë në top listë në SHBa me albumin e saj “Invasion of Privacy”. Paraqitja e saj e fundit ishte në krah të Jennifer Lopez në filmin e zhanrit krimë. “Hustlers” dhe pritet që të prezantohet edhe në “Rhythm + Flow”, një emision për talente të hip-hopit që do të transmetohet në Netflix, ku është juri bashkë me TI dhe Chance the Rapper. Ajo kohëve të fundit është paraqitur edhe në videon e fushatës për zgjedhjet presidenciale të Bernie Sanders, 2020.

Në qershor ajo u shpall e pafajshme bashkë me dy të tjerë për 12 akuza që përfshinin sulm fizik, pas një përleshje që kishte ndodhur në një klub striptizmi në New York në gusht të vitit 2018.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/cardi-b-u-ngacmova-seksualisht-gjate-nje-fotosesioni-reviste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala