Capello: Juventusi dëshironte ta huazojë Messin

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_1-17

Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, ka bërë të ditur se ai i kishte kërkuar Frank Rijkaardit të Barcelonë Lionel Messin në formë huazimi.

I njohur tani nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, Lionel Messi e kishte shfaqur talentin e tij qysh në moshë të re për Barcelonën, pasi u shpërngul atje nga Argjentina në moshën 13-vjeçare.

Barcelona e kishte problem ta inkuadrojë Messin në ekipin e parë për shkak të rregullës se në skuadër s’mund t’i kenë më shumë sesa tre futbollistë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Ky problem i Barcelonës dhe paraqitja e Messit në ndeshjen e vlefshme për Gamper Trophy e kishin shtyrë Capellon t’ia kërkojë Rijkaardit Messin në formë huazimi në vitin 2003.

“Unë e takova Messin për herë të parë kur ai ishte 16-vjeçar në Gamper Trophy. Kur ai doli në fushë, ai i çmendi tifozët. Unë shkova te Rijkaardi dhe e pyeta nëse mund të na i huazojë”, zbuloi Capello.

“Ata e kishin një problem me rregullën për tre lojtarë me nënshtetësi jashtë BE-së që mund t’i kishin në skuadër, por ai më tha se ata do ta gjejnë një mënyrë për ta aktivizuar Messin”, përfundoi italiani.

Messi u shpërblye me çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit këtë muaj, ndërsa është njëri ndër tre kandidatët kryesorë për ta fituar edhe Topin e Artë e këtij viti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/capello-juventusi-deshironte-ta-huazoje-messin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala