Cana nuk pendohet për veprimet e tij në Beograd (Video)

Autori:Gazeta Fjala

cana

Lorik Cana ka qenë mysafir i Ermal Mamaqit në emisionin e tij, Xing me Ermalin, ku mes tjerash është pyetur edhe në lidhje me incidentet që ndodhën gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd në vitin 2014.

Pyetja e nikoqirit ishte se a është penduar ish-kapiteni i kombëtares kuqezi për goditjen që i bëri njërit prej tifozëve serbë që kishin hyrë në fushë.

“Njerëzit e kanë keqkuptuar, unë nuk e kisha me serbin, e kisha parë që mi kishte vjedhur dhëmbët e arit që ishin të mitë dhe doja t’i marr mbrapsht”, ka thënë fillimisht me shaka Cana.

(Foto: Getty Images)

Kujtojmë që ndeshja Serbi-Shqipëri ishte e vlefshme për kualifikimet për ‘Euro 2016’ që u zhvillua më 14 tetor 2014 në stadiumin e Partizanit në Beograd.

Takimi ishte ndërprerë pas hedhjes së flakadanëve dhe objekteve të tjera në fushë nga ana e tifozëve serbë.

Pastaj, ishte futur një dron që mbante një flamur me simbole patriotike shqiptare (fotografi të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, harta e Shqipërisë etnike me në qendër shqiponjën e Skënderbeut dhe mbishkrimi ‘Autochthonous’).

Pas kapjes së atij flamuri nga Stefan Mitrovic, lojtarët shqiptarë reaguan për t’ia marrë dhe pastaj hynë në fushë tifozët serbë, të cilët filluan të godisnin futbollistët kuqezinj, të ndihmuar edhe nga kujdestarët e stadiumit. /Telegrafi/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/cana-nuk-pendohet-per-veprimet-e-tij-ne-beograd-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala