Cakaj tregon arsyet pse Zaev dha dorëheqje e Rama jo

Autori:Gazeta Fjala

genttt-cakaj-696x440

Zhvillimi brenda Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk është i njëjte. Kjo është arsyeja se pse kryeministri i Shqipërisë nuk ka dhënë dorëheqje, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev e bëri këtë veprim.

Kështu është deklaruar, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, shkruan Gazeta inFokus/

Sipas tij, si pikë e rëndësishme dalluese janë kushtet që janë përmbushur, punët e brendshme dhe referendumi që ishte bërë në Maqedoni me rastin e ndryshimit të emrit.

“Ka disa gjëra që duhet të sqarohen, e para është fakti se dy vendet janë njëjtë të zhvilluara në rrugën evropiane, por s’do të thotë se dy vendet qëndrojnë njëjtë brenda. Shqipëria e Maqedonia kanë merituar hapjen e negociatave sepse kanë përmbushur kushtet, por kushtet s’ishin të njëjta. Sepse Maqedonia s’ka pasur obligim të kryejë vetingun, por adresimin e prioriteteve nga marrëveshja e vitit 2015 dhe mbylljen e problemeve me Greqinë. Shqipëria ka pas kushte tjera. S’ka pas bazë të ndodhë ndarja, sepse të dyja kanë përmbushur detyrat. Nga qershori 2018 kur edhe realisht filloi procesi, por që u shty vendimi, morëm mësim që procesi i çeljes së negociatave varet nga dy shtylla, dinamika e reformave të brendshme dhe trendi i reformave në Evropë. Kemi ulur pritjet duke mos bërë zotime të prera se negociatat do të hapen, e te Maqedonia pati referendum për ndryshim të emrit shtetëror dhe në vetë pyetjen ishte nëse qytetarët pranojnë ndryshimin e emrit në këmbim të perspektivës evropiane. BE-ja s’mbajti premtimin me këtë rast”, ka thënë Cakaj në KTV-

Sipas tij, faktor tjetër është se “Maqedonia s’ka barriera që pamundësojnë një proces të brendshëm zgjedhor” ndërsa i treti se “Maqedonia në shumën e kushteve, qeveria pati përgjegjësi më të madhe se ajo në Shqipëri”.
Kujtojmë që ditë me parë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dha dorëheqje pas dështimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE./Gazeta inFokus

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/cakaj-tregon-arsyet-pse-zaev-dha-doreheqje-e-rama-jo/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala