Çaji i gjelbër ndihmon me ndjeshmërinë e dhëmbëve

Autori:Gazeta Fjala

dhemb

Për ju që keni probleme me dhëmbë, dhe pasta e dhëmbëve nuk ka efektin e dëshiruar, është gjetur një zgjidhje e re.

Formula e re me bazë çajin e gjelbër, mund të lehtësojë dhe të parandalojë dhimbjet.

Erozioni është shkaku i zakonshëm i dhimbjes ose problemeve të ndryshme të dhëmbëve.

Tani shkencëtarët kanë shpikur një pastë të re, të bërë me ekstrakt nga çaji i gjelbër që mund të zgjidhë këtë problem dhe të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve.

Cui Huang nga Universiteti i Wuhan në Kinë dhe kolegët e tij, donin të trajtonin ndjeshmërinë dhe të luftonin bakteret në të njëjtën kohë prandaj erdhën me këtë produkt.

Përbërësit e çajit të gjelbër gjithashtu veprojnë si një freski natyrore për frymëmarrjen, sipas Dr. Tim Bond nga grupi shëndetësor “The Tea Advisory Panel”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/caji-i-gjelber-ndihmon-me-ndjeshmerine-e-dhembeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala