Bytyqi: Mbi një milion euro për një shkollë moderne në Kaçanik

Autori:Gazeta Fjala

66854895_921545094845721_6261004076280971264_n-780x439

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka njoftuar se është vënë gurthemeli për ndërtimin e një shkolle në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Bytyqi ka shkruar se për ndërtimin e kësaj shkolle moderne do të shpenzohen mbi një milion euro.

Ai ka thënë se janë zotuar për të investuar në objekte moderne në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

Postimi i plotë:

Mbi një milion euro për një shkollë moderne në Kaçanik

Vënia e gurëthemelit për ndërtimin e një shkolle të re, është lajmi më i mirë që i kemi dhënë sot fshatit Doganaj të Kaçanikut.

Bashkë me kryetarin e Komunës, z. Besim Ilazi, të parin e Nismës në Kaçanik, z. Agim Çaka, deputetë e zëvendësministra të kësaj zone, morëm pjesë në këtë ceremoni festive për shkollën fillore “Ali Asllani”.

Nuk është vetëm një premtim i realizuar, por është edhe obligim i yni që ne, si Ministri e Arsimit, jemi zotuar për të investuar në objekte moderne në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

Angazhimi ynë i sinqertë, çdo ditë, në çdo vend të Kosovës, po jetësohet dhe po jep frytet e saj.

Si ministër i Arsimit, në asnjë moment nuk do ndalem së angazhuari për të jetësuar të gjitha zotimet e bëra për një arsim më të mirë në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bytyqi-mbi-nje-milion-euro-per-nje-shkolle-moderne-ne-kacanik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala