Bylbyl Sokoli bëhet trajner i Ferizajt (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

bylbyl sokoli

Tanimë është zyrtare. Bylbyl Sokoli është trajner i skuadrës nga Liga e Parë e futbollit kosovar, Ferizajt.

Trajneri i mirënjohur nga Kosova, Sokoli, ka arritur marrëveshjen me Ferizajn.

“GazetaOlle.com” ka siguruar foto të prezantimit të Sokolit pas arritjes së marrëveshjes.

Lajmin e ka konfirmuar për Olle drejtori sportiv, Nadir Haxhimusa, që u rikthye pas një kohe në Ferizaj.

Ndryshe, trajneri i njohur kosovar ka qenë i lidhur edhe Vëllaznimin, por një gjë e tillë nuk u materializua.

Sokoli në sezonin pranveror ishte trajner i Vllaznisë së Pozheranit, me të cilët u nda pas përfundimtar të gjysmë sezonit. /Olle/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bylbyl-sokoli-behet-trajner-i-ferizajt-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala