Bursa për studentë kthehet sërish në 600 euro

Autori:Gazeta Fjala

rektorati30_543778

Bursat studentore edhe sivjet do ta kenë vlerën 600 euro, pasi kështu vendosi Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e sotme.

“Këshilli Drejtues mbajti mbledhjen me pikat e caktuara, mbledhjen e kaluar është thënë kërkesa e parlamentit studentor është shqyrtuar ai vendim, u mor vendim që lartësia e bursave të kthehet në vlerën 600 euro”, tha kryetari i Këshillit Drejtues, Ismet Salihu.

Salihu deklaroi se këto janë mundësitë buxhetore të UP-së, ndërsa tregoi se këshilli ka kërkuar mjete shtesë nga MASHT-i në mënyrë që në të ardhmen bursat të rriten.

I njëjti këshill në fund të dhjetorit të vitit që shkoi mori vendim që bursat të ulen nga 600 në 500 euro, por ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha se bursat duhet të jenë të dinjitetshme.

Sot studentët protestuan kundër zvogëlimit të shumës së bursave, duke kërkuar që ato të kenë vklerën 900 euro, siç e kishin para disa vjetësh./kallxo.com

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bursa-per-studente-kthehet-serish-ne-600-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala