Burgosën dy kosovarë që deshën t’u bashkohen organizatave terroriste

Autori:Gazeta Fjala

Policia-e-Kosoves-1-1-1

Dy shtetasve të Kosovës me inicialet A.D., dhe K.B., u është caktuar masë e paraburgimit prej një muaj, nga  Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pasi janë zënë duke u futur në territorin e Sirisë me qëllim që t’u bashkohen organizatave terroriste atje.

“Dy të pandehurit me qëllim që t’i bashkohen konfliktit të armatosur dhe inkuadrimit në kuadër të grupeve terroriste në Siri dhe Irak, me dt. 25.07.2017, janë larguar nga Kosova ku kanë kaluar pikëkalimin kufitar në Hanin e Elezit dhe me dt. 26.07.2017 kanë mbërritur në Aeroportin Ataturk të Stambollit. Me dt.28.07.2017 forcat e sigurisë Turke gjatë monitorimit të zonës kufitare me Sirinë kanë ndaluar të pandehurit A.D dhe K.B të cilët në rrugë ilegale kanë tentuar të hynë në territorin e Sirisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me këto veprime dyshohet se të pandehurit A.D dhe K.B kanë kryer veprën penale për Ndalimin e Bashkimit në Konfliktet e Armatosura Jashtë Territorit të vendit në Tentativë dhe Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj në formacionet e jashtme para ushtarake ose  para policorë në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/burgosen-dy-kosovare-qe-deshen-tu-bashkohen-organizatave-terroriste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala