Burg për ish-zyrtarët e Kaçanikut

Autori:Gazeta Fjala

Gjykata-Ferizaj-1

Pesë ish-zyrtarët e Komunës së Kaçanikut janë shpallur fajtorë dhe dënuar me burg.

Gjykata Themelore në Ferizaj dënoi sot pesë ish-zyrtarët e Komunës së Kaçanikut të akuzuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Fatos Koxha, Verdat Dena, Bujar Dullovi e Zekrija Koxha u dënuan me nga gjashtë muaj burg, ndërsa Betim Shala me tre muaj, pasi për të gjykata mori si rrethanë lehtësuese punësimin në Komunën e Kaçanikut vetëm një javë përpara se të ishte pjesë e një komisioni për vlerësimin e ofertuesve të një tenderi.

Fatos e Zekrija Koxha, Vedat Dena, Betim Shala dhe Bujar Dullovi akuzoheshin se si anëtarë të komisionit vlerësues për tenderin e rehabilitimit të gjelbërimit në Rrugën “Ismajl Reka” të Kaçanikut kanë falsifikuar dokumentet zyrtare duke shënuar të dhëna të pavërteta për operatorët ekonomikë që kanë ofertuar.

Pjesë e aktakuzës ishte edhe ish-zyrtari i prokurimit Zeqir Selmani, por procedura ndaj tij ka pushuar pasi ai ka vdekur.

Të dënuarit u obliguan që në mënyrë solidare ta paguajnë ekspertizën e këtij gjykimi dhe paushallin e gjykatës në shumën secili nga 50 euro./Kallxo.com

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/burg-per-ish-zyrtaret-e-kacanikut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala