Bunker turizmi

Autori:Gazeta Fjala

bunker turizmi

Shqipëria turistike duket se po tërheq vëmendjen edhe me epokën e komunizmit. Këtë herë janë bunkerët që vlerësohen si një atraksion turistik, por edhe si një burim biznesi.

Dava Hazzan, një shkrimtar udhëtimesh nga Kanadaja, ka realizuar një artikull të gjatë mbi historinë e bunkerëve në Shqipëri dhe sesi njerëzit po i kthejnë ata në atraksione të vërteta. Artikulli i tij u publikua në “Roads & Kingdoms”. Dava gjatë qëndrimit në Shqipëri, vizitoi shumë bunkerë dhe intervistoi disa pronarë të tyre, të cilët i treguan se kanë nisur t’i përdorin si biznes. “35 vjet pas ndërtimit të bunkerit të fundit, shqiptarët po gjejnë mënyra për t’i kthyer këto ndërtime në biznese fitimprurëse”, shkruan Hazzan.

Ndër të tjera, ai nënvizon se në vendin e vogël me 2.8 milionë banorë janë ndërtuar nga 150,000 – 750,000 bunkerë, ku një pjesë janë shkatërruar, të tjerë kanë humbur e të tjerë përdorën.

“Ata i gjeni nga brigjet në malet e larta nga Veriu në Jug. Ata asnjëherë nuk u përdorën dhe përbëjnë sot një masiv të madh parash të shpërdoruara. Në një kohë kur qeveria shqiptare nuk kishte mjaftueshëm ushqime për popullsinë ndërtoi një bunker për çdo 11 shqiptarë”, thuhet në shkrim.

Por, sot shkruan Hazzan, shqiptarët po gjejnë mënyra për t’i bërë ata fitimprurës, duke i kthyer në muze apo në objekte që mund të kundrohen nga të huajt.

“Për të kuptuar se përse u investua kaq shumë, kërkohet një njohje e thellë e historisë së epokës së komunizmit”, shkruan Hazzan.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bunker-turizmi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala