Bujqësia konsumatori më i madh i ujit

Autori:Gazeta Fjala

uji

Uji është i nevojshëm kudo. Në industrinë energjetike fuqia e ujit konsiderohet si formë e pastër dhe e ripërtëritshme energjie.

Industria ka nevojë për sasi të mëdha uji në prodhim ku  për prodhimin e një mikroçipi që ndodhet në një kompjuter janë të nevojshme rreth 32 litra ujë, ndërsa për prodhimin e një makine rreth 400.000 litra.

Por konsumatori më i madh i ujit është bujqësia. Ajo përdor sot rreth 70 për qind të rezervave globale të ujit, jo vetëm për të ushqyer njerëzit por edhe për të përmbushur kërkesën në rritje për të ashtuquajturat bio-karburante dhe për të prodhuar ushqimin për kafshët. Meqenëse burimet globale të ujit riciklohen vazhdimisht në planet, nuk ka burime shtesë.

“Uji nuk konsumohet, në planet mbetet gjithnjë e njëjta sasi uji. Edhe sasia e ujit të ëmbël nuk reduktohet. Pyetja është se sa i përdorshëm është ky ujë”, thekson Benedikt Haerlin nga fondacioni “Zukunftsstiftung Landwirtschaft”

Një bujqësi me orientim afatgjatë mund të kontribuojë pozitivisht ose negativisht në ciklin e qarkullimit të planitetit: “Vendimtare është se si e mbajmë ujin në tokë dhe në bimë në të gjithë ekosistemin, përpara se të avullojë dhe cikli të nisë nga e para”, thotë gazetari dhe eksperti i bujqësisë, njëkohësisht anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për të ardhmen e Ushqimit.

Heqje dorë nga monokulturat

Me një tokë të shëndetshme dhe një bujqësi me orientim afatgjatë, mund të ushqehet në mënyrë të shëndetshme popullsia në rritje e globit, thotë Haerlin.

Orientim afatgjatë do të thotë që në llogaritje të përfshihet edhe i ashtuquajturi “ujë virtual”. Ky është uji që gjendet në çdo produkt dhe që në formë të padukshme eksportohet edhe në produktet bujqësore.

Kështu për shembull në një vend të thatë si Somalia nevojiten 18.000 litra ujë për të prodhuar një kilogram grurë, ndërsa në Sllovaki për të njëjtën sasi gruri nevojiten vetëm 465 litra.

Për këtë arsye sipas Benedikt Haerlin në radhë të parë është e nevojshme që prodhimi i produkteve ushqimore t’i përshtatet sasisë së ujit në dispozicion.

Nëse kjo respektohet sipas Haerlin-it do të hiqej dorë nga monokulturat, të cilat kanë efekt negativ në sistemin global të qarkullimit të ujit. Në një monokulturë në tokë ruhet vetëm pak ujë në krahasim me kulturat e përziera.

Shumë monokultura duhet të ujiten në mënyrë artificiale

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bujqesia-konsumatori-me-i-madh-i-ujit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala