Buffon: Ende nuk kam vendosur

Autori:Gazeta Fjala

buffon_1517217687-397063

Buffon ende është në dyshime nëse do të pensionohet apo do të luajë edhe për një sezon.

Gigi Buffon, që festoi 40 vjetorin e lindjes të dielën, është në udhëkryq sa i përket të ardhmes.

Ai kohë më parë kishte deklaruar se në fund të këtij sezoni do t’i varë atletet, por nuk e ka aspak të lehtë dhe duket se po e konsideron të jetë aktiv të paktën edhe për një sezon te Zonja e vjetër.

“E kam bërë këtë që 25-28 vite dhe nëse shikoj prapa, është kohë shumë e gjatë. Nuk kam vendosur, sepse më duhet të takohem me Presidentin. E ardhmja është problemi im i fundit”, u shpreh Buffon.

“Ajo çfarë dua është zgjedhja e duhur, kështu që jam i sigurt se do ta marrim në bashkëpunim me Presidentin – dikë që kujdeset me të vërtetë për mua dhe gjithë Juven në përgjithësi. Do të marrim një vendim të duhur për dikë të moshës sime dhe se cili do të jetë rroli im në të ardhmen”, shtoi Buffon, që pritet të marrë një post në klub pasi t’i varë atletet.  

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/buffon-ende-nuk-kam-vendosur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala