Brovina: Gruaja e dhunuar nga serbët i njeh ata dhe është e gatshme të dëshmojë

Autori:Gazeta Fjala

qikjo-1-600x360-1

Deputetja Flora Brovina, ka prezantuar një fotografi që pretenton se është bërë në luftën e Kosovës, e ku shihet një grua duke u dhunuar nga serbët.

Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe i njeh ata që e kanë dhunuar.

“Kemi fakte për gjenocidin. Helmimi ka qenë akt gjenocidial gjithashtu edhe largimi nga vendet e punës. Dhuna seksuale në shkollën e Qerezit ku gratë janë dhunuar dhe vrarë në puse”, tha Brovina, duke shtuar se është gjetur një kasetë me dhunime e me rroba të gjakosura.

“Kemi shumë dëshmi që ka pasur gjenocid. Gratë e dhunuar e kanë dëshmuar edhe në Gjykatën e Hagës”, tha ajo.

Brovina ka thënë se askush deri më tani nga Prokuroria Speciale nuk i ka intervistuar këto viktima të dhunës seksuale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/brovina-gruaja-e-dhunuar-nga-serbet-i-njeh-ata-dhe-eshte-e-gatshme-te-deshmoje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala