Britania në “ngërç”- Bie prodhimi industrial,

Autori:Gazeta Fjala

Britani-e-Madhe

Prodhimi industrial në Britani u tkurr për të tretin muaj radhazi në Mars, duke treguar vështirësitë e ekonomisë prej daljes nga Bashkimi Europian. Zyra Kombëtare e Statistikave raportoi gjithashtu të dhënat mbi deficitin tregtar, që u zgjerua më shumë nga sa pritej, duke larguar shpresat se një reduktim në vlerë e paundit do të ribalanconte  ekonominë.

Prodhimi Industrial ra me 0.5% në Mars nga muaji Shkurt, një rënie më e madhe se projeksionet e analistëve. Një tregues tjetër mbi manifakturën, tregoi se prodhimi i këtij sektori ra me 0.6%.

Ekonomia e Britanisë është ngadalësuar këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar ku të dhënat injoruan referendumin e Qershorit. Ngadalësimi dhe paqartësia mbi të marrëdhënien e Britanisë me bllokun kanë rritur pritshmëritë se Banka e Anglisë do të mbajë normën e interesit në nivel rekord të ulët edhe për 2 vite të tjera. Konsumatorët, që janë nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike, kanë frenuar shpenzimet e tyre ndërkohë që inflacioni është rritur shpejtë.

Zyra e Statistikave deklaroi se të dhënat nuk do të ndryshojnë vlerësimin fillestar të ekonomisë prej 0.3% në tremujorin e parë. Të dhëna të tjera nga Zyra e Statistikave treguan se deficiti tregtar në mallra i Britanisë me pjesën tjetër të botës u zgjerua në 13.44 miliardë paund, sipër projeksioneve. Kjo e çoi deficitin total tregtar, përfshirë shërbimet që rezultojnë në suficit, në 10.5 miliardë paund për tremujorin e parë.

Zyra e Statistikave raportoi se rritja e deficitit është nxitur nga importet e makinerive e automjeteve si dhe nga rritja e importit të naftës.  Paundi ra lehtë pas të dhënave, nga 1.2950 kundër dollarit amerikan në 1.2906.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/britania-ne-ngerc-bie-prodhimi-industrial/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala