Britania interesohet për Doganat e Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

Doganat-e-Kosoves

Sekretari i përhershëm i ministrisë së punëve të jashtme të Britanisë, McDonald dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell, kanë vizituar Doganën e Kosovës, ku është diskutuan për fuqizimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit ndërkufitar.

Simon McDonald takoj drejtori e Përgjithshëm Bahri Berishën dhe shprehu kënaqësinë e tij që ka qenë zyrtari publik i parë i emëruar me përkrahjen e Ambasadës Britanike përmes projektit të përkrahjes teknike në rekrutimin e zyrtarëve publik duke u bazuar në proces transparent dhe meritokrat.

Gjatë takimit Berisha e informoj me të arriturat e doganës gjatë viteve të fundit, si dhe njëkohësisht shprehu konsideratën e lartë për Mbretërinë e bashkuar dhe në veçanti për Doganat britanike të cilat kanë bërë shumë në zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë periudhës së pas-luftës.

Sipas një komunikate të Doganës, gjatë vizitës McDonald vizitoi qendrën komerciale të Doganës së Kosovës ku pa nga afër punë e oficerëve doganor në zbatimin e kontrolleve kufitare.

Në përfundim të takimit McDonald ftoj Berishën që të marr pjesë si panelist në samitin e radhës që mbahet në Wilton Park, ku tema është diskursi i sigurisë në shtetet Ballkanike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/britania-interesohet-per-doganat-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala