Breshëri ia shkakton Vitisë 600 mijë euro dëme

Autori:Gazeta Fjala

bresher

Autoritetet komunale të Vitisë kanë bërë bilancin e dëmeve të shkaktuara nga breshri.

Veton Ademi, drejtor i Bujqësisë në Viti, deklaron se shifrat e dëmeve në bujqësi kapin shifrën mbi 600 mijë euro. Sipas evidencave janë të dëmtuar 188 bujq.

“Vlera e dëmit është 609 mijë euro dhe janë 188 bujq të dëmtuar, ndërsa kulturat bujqësore janë kryesisht misër, grurë, patate, fasule, kunguj, ndërsa fshatrat e prekura nga breshëri kanë qenë Sllatina e Poshtme dhe fshati Sllatinë e Epërme, mandej janë Sadovinë e Jerlive dhe Sadovina e Cerkezëve, Tërsteniku, Verbani, Goshica dhe disa fshatra të tjera, shkruan sot “Koha Ditore”.

Raportet i kemi dërguar në Ministri të Bujqësisë dhe ata e kanë një fond dhe besoj se do të kompensojnë diçka”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bresheri-ia-shkakton-vitise-600-mije-euro-deme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala