Brenda këtij viti 11 persona kanë vdekur në vende të punës

Autori:Gazeta Fjala

punesimi-850x567

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi , ka folur për respektimin e Ligjit të Punës dhe të drejtave të punëtorëve nga ana e punëdhënësve.

Ai ka treguar se në vendet e punës kanë vdekur 11 persona gjatë këtyre nëntë muajve.

“Pjesa më e madhe kanë ndodh në ndërtimtari janë gjithsej 7 raste, ndërsa në tjerë sektorë janë 4. Ka faktorë të ndryshme të arsyes së këtyre vdekjeve. Janë kushtet, por edhe papërgjegjësitë e punëtorëve”, tha Ibrahimi.

Ai ka bërë të ditur se si Inspektorat i Punës i shqyrton të gjitha ankesat e punëtorëve që adresohen tek ta, qofshin edhe anonime. “Nuk kas asnjë rast që ndonjë punëtor është ankuar edhe në formë anonime, që i është zbuluar identiteti i tij. Prandaj i bëj thirrje punëtorëve që kurdo që i shkelen të drejtat e tyre të paraqiten tek Inspektorati i Punës”, tha Basri Ibrahimi në një intervistë për Telegrafin.

Ai po ashtu ka folur edhe për rastin e vdekjes së një punëtori në Autostradën “Arbën Xhaferi”, për të cilin ka thënë se ka qen vdekje natyrore.

“Ka qenë roje i një kompanie tjetër jo i ‘Bechtel & Enka’, sipas informatave të para ka pësuar infarkt, inspektorët e punës kanë mbetur t’i marrin informatat, pastaj të plotësuar raportin. Mirëpo, vdekjet në vendin e punës, diku ka pasur lëshime, sepse ai person është dashur ta ketë një certifikatë mjekësore. Nëse i përmbahet rregullave të ligjit të punës vdekja ka mundur të shmanget”, thekson Ibrahimi.

Sipas tij, punëtorët nuk marrin iniciativën për tu ankuar në Inspektoratin e Punës. “I bëjë të gjithë punëtorëve apel kur iu shkelen të drejtat jo vetëm kur largohen nga puna sepse ajo është masa e fundit, por edhe kur iu shkelen të drejtat, siç janë pushimet dhe të drejtat e tjera, ata duhet të bëjnë ankesa”, ka thënë Basri Ibrahimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/brenda-ketij-viti-11-persona-kane-vdekur-ne-vende-te-punes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala